Formacionet zyrtare Feronikeli – Ballkani

Feronikeli dhe Ballkani do të zhvillojnë duelin e xhiros së 16-të, duke filluar nga ora 13:00.

Sport

28/11/2021 12:17

Feronikeli është skuadra me formën më të dobët në superligë pasi ka humbur secilën nga shtatë ndeshjet e fundit në kampionat duke u ranguar e fundit në tabelë me vetëm 10 pikë të mbledhura.

Ballkani ndërkohë vie pas një fitoreje solide në shtëpi ndaj Malisheves dhe poziconohet e dyta në tabelë me 27 pikë të mbledhura, vetëm një më pak se Gjilani.

Formacionet zyrtare të skuadrave:

Ballkani: Frasheri, Armend Thaqi, Jashanica, Hoxha, Astrit Thaqi, Egzon Sinani, Gashi, Korenica, Gripshi, Krasniqi, Solomon.

Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Pllana, Morina, Shala, Elshani, Shabani, Prokshi, Cërvadiku, Rexhepi, Gashi.

Kjo ndeshje fillon nga ora 13:00 dhe luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.