Formacionet zyrtare: Chelsea – Watford
Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Chelsea – Watford.
Sport
Në kuadër të xhiros së 37-të në Premierligë, ‘blutë’ e Londrës do të jenë nikoqirët e skuadrës së Watford.
Për lojtarët e Sarrit synimi i vetëm në këtë ndeshje do të jenë tri pikët, në mënyrë që të parakalojnë skuadrën e Tottenham në renditjen tabelare, shkruan lajmi.net.
Watford kanë më pak presion në prag të këtij takimi, pasi pozicionohen në pozitën e 10-të dhe nuk kanë ndonjë synim të veçantë.
Ndeshja mes dy skuadrave do të luhet në stadiumin ‘Stamford Bridge’, me fillim nga ora 15:00.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet zyrtare të të dy skuadrave. /Lajmi.net/

