Formacionet zyrtare: Chelsea – Leeds United

Sot do të luhet ndeshja ndërmjet Chelsea dhe Leeds United, në kuadër të xhiros së 11-të të Premierligës.

Sport

05/12/2020 20:02

Chelsea gjendet në pozitën e tretë në tabelë me 19 pikë gjithsej, ndërsa Leeds United qëndron në vendin 12-të me gjithsej 14 pikë.

Londinezët kërkojnë fitore që të përforcojnë pozitën e tyre në tabelë, të cilët sipas analistëve anglez po konsiderohen si pretendent për titull.

Leeds United gjithashtu kërkon të lë shenjë në rikthimin e tyre në Premierigë, ata janë një ekip që bëjnë një lojë atraktive dhe me trajnerin e tyre, Marcelo Bielsa, janë një kërcënim për ekipet e mëdha.

Këto janë formacionet e ekipeve./Lajmi.net/

Chelsea: Mendy, James, Silva, Zouma, Chilwell, Kante, Mount, Havertz, Ziyech, Giroud, Werner.

Leeds United: Mesiler, Ayling, Koch, Cooper, Dallas, Phillips, Klich, Alioski, Raphinha, Harrison, Bamford.