Formacionet startuese: Real Madrid – Rayo Vallecano, rikthehet Guler
Janë publikuar formacionet startuese të ndeshjes midis Real Madridit dhe Rayo Vallecanos, e vlefshme për xhiron e 12-të në La Liga. Dy ekipet nga kryeqendra spanjolle do të përballen sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”, shkruan lajmi.net. “Mbretërit” janë favorit për të triumfuar, ndërkaq Rayo Vallecano synon befasinë. Pjesë e skuadrës…
Sport
Janë publikuar formacionet startuese të ndeshjes midis Real Madridit dhe Rayo Vallecanos, e vlefshme për xhiron e 12-të në La Liga.
Dy ekipet nga kryeqendra spanjolle do të përballen sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”, shkruan lajmi.net.
“Mbretërit” janë favorit për të triumfuar, ndërkaq Rayo Vallecano synon befasinë.
Pjesë e skuadrës për këtë ndeshje është edhe talenti turk, Arda Guler që është rikthyer pas një kohe pas lëndimit. Guler do ta nis takimin nga stoli.
Real Madridi është i dyti në tabelë me 28 pikë, tri më pak se Girona lidere. Rayo Vallecano zë vendin e nëntë me 17 pikë.
Formacionet zyrtare:
Real Madrid: Kepa, Carvajal, Alaba, Bellingham, Vinicius, Modriq, Camavinga, Joselu, Valverde, Fran Garcia, Rudiger.
Rayo Vallecano: Dimitrievski, Ratiu, Mumin, Lejeune, Espino, Garcia, Valentin, Ciss, Palazon, Lopez, De Tomas./Lajmi.net/