Formacionet e mundshme: Southampton – Chelsea

Southampton do mundohet të rikthehet në ditët e fitores në përballje me Chelsea në kuadër të xhiros së 25-të në Premierligë.

Sport

20/02/2021 10:31

Thomas Tuchel është duke kaluar në një formë shumë të mirë te Chelsea dhe në pesë ndeshjet e fundit ka katër fitore e një barazim, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, Southampton kanë rënë shumë nga forma e tyre, pasi kanë pësuar humbje ne pesë ndeshjet e tyre të fundit.

Formacionet e mundshme:

Southampton: McCarthy; Stephens, Bednarek, Vestergaard, Bertrand; Armstrong, Romeu, Ward-Prowse, Minamino; Adams, Ings

Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; Hudson-Odoi, Jorginho, Kovacic, Alonso; Mount, Giroud, Werner/Lajmi.net/