Formacionet e mundshme: Real Madrid – Chelsea

Real Madrid do t'i bëj 'konak' Chelseas, sfidë e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

27/04/2021 09:58

“Los Blancos” dhe “Blutë” e Londrës kërkojnë vetëm fitore që të kenë avantazhin edhe në ndeshjen kthyese, transmeton lajmi.net.

Reali në këtë sfidë është pa yjet si Sergio Ramos, Ferland Mendy, Lucas Vazquez dhe Federico Valverde, por lajmi i mirë është rikthimi i Toni Kroos.

Ndërsa, te Chelsea janë të gjithë të gatshëm dhe kërkojnë të vazhdojnë me rezultatet pozitive.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Varane, Nacho; Modric, Casemiro, Kroos; Vinicius, Benzema, Hazard

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Azpilcueta, Silva, Rudiger; James, Jorginho, Kante, Chilwell; Mount, Pulisic; Werner

Përballja zhvillohet në “Alfredo di Stefano” dhe nis në ora 21:00./Lajmi.net/