Formacionet e mundshme: Chelsea – Tottenham

Sot zhvillohet derbi londinez, në mes Chelsea dhe Tottenham. Chelsea do të jetë nikoqir i Tottenham, në ndeshjen e xhiros së dytë në Premier Ligë. ‘Spurs’ e filluan më mirë sezonin e ri në ligën angleze, pasi mposhtën 4:1 Southampton. Ndërsa, ‘Blutë e Londrës’ në anën tjetër, mezi fituan ndeshjen ndaj Evertonit 1:0. Të dy…

Sport

14/08/2022 12:18

Sot zhvillohet derbi londinez, në mes Chelsea dhe Tottenham.

Chelsea do të jetë nikoqir i Tottenham, në ndeshjen e xhiros së dytë në Premier Ligë.

‘Spurs’ e filluan më mirë sezonin e ri në ligën angleze, pasi mposhtën 4:1 Southampton.

Ndërsa, ‘Blutë e Londrës’ në anën tjetër, mezi fituan ndeshjen ndaj Evertonit 1:0.

Të dy skuadrat do të kenë mungesa në këtë takim. Thomas Tuchel nuk do mund të llogarisë në dyshen Alonso – Kovacic, kurse Antonio Conte është pa shërbimet e Clement Lenglet dhe Oliver Skipp.

Mbetet të shihet se kush do të triumfojë sot në derbin e Londrës.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell formacionet e mundshme, për ndeshjen e cila fillon në orën 17:30:

Chelsea: Mendy, Azpilicueta, Silva, Koulibaly, James, Kante, Jorginho, Chilwll, Mount, Sterling, Havertz

Tottenham: Lloris, Romero, Dier, Davies, Emerson, Bentacur, Hojbjerg, Sessegno, Kulusevski, Kane, Son/Lajmi.net/