Forma e lartë që po kalon – Real Madrid synon ta ‘blindojë’ Viniciusin deri në vitin 2027

Real Madrid është duke punuar që të rinovojë kontratën e sulmuesit Vinicius Junior.

Sport

21/02/2022 11:16

Braziliani është duke kaluar formën të mirë të karrierës, ku është titullar i padiskutueshëm në formacionin e Carlo Ancelottit, transmeton lajmi.net

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar se Real Madrid do t’i ofrojë kontratë të re brazilianit në muajt e ardhshëm, që do ta mbajë në “Santiago Bernabeu” në vitin 2027.

Kontratën e re Reali do t’ia ofrojë Vinicius në muajt e ardhshëm, derisa edhe vetë futbollisti ka pranuar se është i hapur për rinovim.

Braziliani këtë edicion ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar 10 asistime në 34 ndeshje në të gjitha garat./Lajmi.net