Forcat speciale bastisin Federatën e Futbollit të Bullgarisë një orë pas dorëheqjes së presidentit Mihaylov

Më shumë se 20 policë raportohet të kenë bastisur zyrat e Federatës së Futbollit të Bullgarisë.

Sport

15/10/2019 16:53

Forcat speciale të Policisë  së Bullgarisë kanë bastisur zyrat e federatës bullgare të futbollit, një orë pas dorëheqjes së presidentit Borislav Mihaylov.

Sipas raportimeve të medieve lokale të Sofjes, mes 20 deri 30 persona në uniformë të policisë kanë bastisur zyrat e federatës, transmeton lajmi.net.

Futbolli bullgar po kalon në një kaos pas ndeshjes së mbrëmshme me Anglinë, ku pati shumë probleme me racizmin.

Këto ishin edhe arsyet pse u kërkua dorëheqja e presidentit të federatës.  /Lajmi.net/