Forcat e shtuara të EULEX-it në QKUK, Krasniqi: Me këtë trajtim nuk po tentohet të përulet vetëm ai por edhe vetë shteti i Kosovës
Albert Krasniqi nga D+ ka kritikuar EULEX-in për forcat e angazhuara sot për vizitën e ish presidentit Thaçi në QKUK, ku po trajtohet babai i tij. Krasniqi ka thënë se Thaçi hoqi dorë nga posti i presidentit për t’u përballur me “një gjykatë krejtësisht politike”. Ai ka shtuar se akuzat mbi të cilat u themelua…

Lajme
Albert Krasniqi nga D+ ka kritikuar EULEX-in për forcat e angazhuara sot për vizitën e ish presidentit Thaçi në QKUK, ku po trajtohet babai i tij.
Krasniqi ka thënë se Thaçi hoqi dorë nga posti i presidentit për t’u përballur me “një gjykatë krejtësisht politike”.
Ai ka shtuar se akuzat mbi të cilat u themelua kjo gjykatë, ranë ende pa nisur procesi, se prokuroria publikoi aktakuzën pa konfirmimin e gjykatës vetëm për të penguar vizitën zyrtare në Shtëpinë e Bardhë dhe se arrestimi ndodhi në ditëlindjen e tij.
Sipas Krasniqit, me këtë trajtim “me këtë trajtim ndaj Presidentit të Kosovës, nuk po tentohet të përulet vetëm ai si individ, por edhe vetë shteti i Kosovës”.