Forcat ajrore shqiptare dhe amerikane testojnë gatishmërinë
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës është zhvilluar një ushtrim i përbashkët ushtarak mes 106th Rescue Wing dhe Forcave Ajrore Shqiptare, i fokusuar në furnizimin me karburant të helikopterëve. Sipas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, gjatë këtij trajnimi praktik, pjesëtarët e 106th Rescue Wing u trajnuan së bashku me helikopterët e Forcave…
Lajme
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës është zhvilluar një ushtrim i përbashkët ushtarak mes 106th Rescue Wing dhe Forcave Ajrore Shqiptare, i fokusuar në furnizimin me karburant të helikopterëve.
Sipas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, gjatë këtij trajnimi praktik, pjesëtarët e 106th Rescue Wing u trajnuan së bashku me helikopterët e Forcave Ajrore të Shqipërisë, duke forcuar ndërveprimin operacional dhe aftësitë e reagimit të shpejtë në situata krize.
Ky ushtrim synon rritjen e gatishmërisë së forcave të NATO-s për çdo mision, si dhe përmirësimin e koordinimit mes aleatëve. Trajnimi njëkohësisht dëshmon partneritetin e ngushtë dhe bashkëpunimin strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.
Autoritetet theksojnë se aktivitete të tilla kontribuojnë drejtpërdrejt në ndërtimin e një NATO-je më të fortë dhe më të gatshme për sfidat e sigurisë.