‘Força Tito’

Të shtunën në ora 18:00, do të zhvillohet El Clasico i parë këtë sezon, siç njihet dueli mes Barcelonës dhe Real Madridit. Dy gjigantët e futbollit spanjoll do të ballafaqohen në kuadër të xhiros së nëntë në La Ligë dhe në media kanë filluar të qarkullojnë lajmet e para rreth sfidës së tyre në Nou…

Sport

23/10/2013 13:45

Të shtunën në ora 18:00, do të zhvillohet El Clasico i parë këtë sezon, siç njihet dueli mes Barcelonës dhe Real Madridit. Dy gjigantët e futbollit spanjoll do të ballafaqohen në kuadër të xhiros së nëntë në La Ligë dhe në media kanë filluar të qarkullojnë lajmet e para rreth sfidës së tyre në Nou Camp.

Sipas të përditshmes sportive katalane, Mundo Deportivo, tifozët e Barcelonës kanë vendosur që me rastin e këtij dueli të shpalosin një koreografi me mesazhin ‘Força Tito’.

Kjo do të bëhet për nder të ish trajnerit Tito Vilanova i cili u largua nga detyra pas përfundimit të sezonit të kaluar në mënyrë që të vazhdojë betejën me kancerin në gjëndrat e pështymës.

Kanë kaluar më tepër se 20 vjet që Nou Camp shpalos koreografi të bukura me rastin e përballjeve kundër Real Madridit, e shtuna do të jetë e rezervuar për Vilanovan.