Forca të shtuara policore- Raportohet se ekipi i deminimit e ka shpërthyer mjetin e dyshimtë tek Liqeni i Badocit
Njësi të shtuara të Policisë së Kosovës janë parë sot në rrugën magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht tek Liqeni i Badocit. E këto forca policore aty arritën me të marrë informatën për një mjet të dyshimtë. Anipse nga Policia e Kosovës nuk pati ende asnjë deklarim në lidhje me këtë rast, sipas raportimeve të deritanishme mjeti i…

Lajme
Njësi të shtuara të Policisë së Kosovës janë parë sot në rrugën magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht tek Liqeni i Badocit.
E këto forca policore aty arritën me të marrë informatën për një mjet të dyshimtë.
Anipse nga Policia e Kosovës nuk pati ende asnjë deklarim në lidhje me këtë rast, sipas raportimeve të deritanishme mjeti i dyshimtë tashmë ka shpërthyer.
Ekipi i deminimit thuhet se ka rrethuar zonën, ku edhe ka shpërthyer ky mjet.
Nuk dihet ende se për çfarë mjeti shpërthyes bëhet fjalë dhe si erdhi deri aty./Lajmi.net/