Forca të shtuara policore në Veternik – U krye grabitje e armatosur ndaj një furgoni që transportonte para dhe u plagos një person

Një grabitje e armatosur ndodhi sot në qendrën tregtare “Albi Mall” në Prishtinë, saktësisht në njërën prej hyrje-daljeve të kësaj qendre. Furgoni që po barte paratë e bankomateve që gjenden në këtë qendër është sulmuar me armë zjarri, ku është plagosure dhe një person. Nga Policia e Kosovës është thënë se hetuesit policorë po punojnë…

Lajme

17/03/2025 11:55

Një grabitje e armatosur ndodhi sot në qendrën tregtare “Albi Mall” në Prishtinë, saktësisht në njërën prej hyrje-daljeve të kësaj qendre.

Furgoni që po barte paratë e bankomateve që gjenden në këtë qendër është sulmuar me armë zjarri, ku është plagosure dhe një person.

Nga Policia e Kosovës është thënë se hetuesit policorë po punojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Veternik në Prishtinë, ku është plagosur një person. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para”,tha Flora Ahmeti për lajmi.net.

Ajo theksoi se personi i lëndaur është dërguar për trajtim mjekësor ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./Lajmi.net/