Fondet që Kosova “rrezikon” të mos i marrë shkaku i mos-konstituimit, reagon Bislimi: As paratë dhe as zbatimi i agjendës së reformave nuk po rrezikohen
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar mbi raportimet se Kosova po rrezikon të humbas fondet e BE-së për shkak të mos-konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Bislimi me një postimi ka mohuar këto raportime duke thënë se as paratë dhe as zbatimi i agjendës së reformave nuk po rrezikohen, transmeton lajmi.net Bislimi tha se vonesa…

Lajme
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar mbi raportimet se Kosova po rrezikon të humbas fondet e BE-së për shkak të mos-konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Bislimi me një postimi ka mohuar këto raportime duke thënë se as paratë dhe as zbatimi i agjendës së reformave nuk po rrezikohen, transmeton lajmi.net
Bislimi tha se vonesa për mos ardhjen e fondeve deri më tani është për shkak se Komisioni Evropian nuk iu ka përmbajtur afateve të paracaktuar.
“Mirëpo, si shkak i aprovimit me vonesë të Planit të Rritjes në Këshillin e BE-së, Komisioni nuk ka arritur t’i përmbahet afateve të saja të paracaktuara. Prandaj, në qoftë se Komisioni Evropian do t’i përmbahej këtyre afateve të paracaktuara nga ana e tyre, ne sot do ta kishim një marrëveshje të ratifikuar të Planit të Rritjes dhe do të kishim pranuar paradhënien tashmë.”, tha Bislimi.
Postimi i plotë:
Fillimisht, në procesin e draftimit dhe negocimit të agjendës së reformave, Qeveria e Kosovës i është përmbajtur të gjitha afateve të paracaktuara nga Komisioni Evropian, duke dorëzuar dokumentet e nevojshme përveçse në kohë, edhe me cilësi.
Sidoqoftë, është mëse e rëndësishme të potencohet se asnjë pagesë, përfshirë paradhënien, nuk mund të humbet. Ato do të disbursohen në momentin që Kosova ratifikon marrëveshjen dhe plani do të vazhdojë direkt në fazën e implementimit ashtu siç është paraparë. Buxheti i Kosovës është substancial dhe vonesat që janë shkaktuar si rezultat i mosvotimit të krijimit të institucioneve, në asnjë moment nuk e vendosin buxhetin e Kosovës në vështirësi nëse fondet nga ana e BE-së nuk pranohen.