Fondacioni Frutex & Golden Eagle do ta mbulojnë të gjithë koston e operimit të Gentianit në Turqi

Pronari i Frutexit, Shaqir Palushi, ka njoftuar se Fondacioni Frutex & Golden Eagle do të mbulojë të gjitha shpenzimet për operimin e Gentianit, i cili po përballet me probleme serioze në nyjet e duarve dhe ka nevojë për trajtim urgjent jashtë vendit. Përmes një postimi publik, Palushi bëri të ditur se ndërhyrja kirurgjikale do të…

Lajme

09/05/2026 22:25

Pronari i Frutexit, Shaqir Palushi, ka njoftuar se Fondacioni Frutex & Golden Eagle do të mbulojë të gjitha shpenzimet për operimin e Gentianit, i cili po përballet me probleme serioze në nyjet e duarve dhe ka nevojë për trajtim urgjent jashtë vendit.

Përmes një postimi publik, Palushi bëri të ditur se ndërhyrja kirurgjikale do të kryhet në Turqi, ndërsa fondacioni do të financojë tërësisht operimin në vlerë prej 5 mijë eurosh.

“Gentiani, i cili po përballet me probleme serioze në nyjet e duarve, ka nevojë për operim urgjent jashtë vendit. Fondacioni Frutex & Golden Eagle do ta mbulojnë të gjithë koston e operimit”, ka shkruar ai.

Ndihma për Gentianin vjen si pjesë e angazhimeve humanitare që fondacioni realizon për qytetarët që kanë nevojë për trajtim mjekësor dhe mbështetje financiare.