Foda vazhdon me Kosovën? – Ademi publikon një fotografi me të nga Vjena: Bisedë e frytshme për të ardhmen e kombëtares
Ditëve të fundit është përfolur shumë në lidhje me largimin e Franco Fodas nga kombëtarja e Kosovës. Kjo pasi klubi nga Arabia Saudite, Al Wahda është interesuar për të, shkruan lajmi.net Kryetari i FFK-së, Agim Ademi në mënyrë indirekte ka treguar se Foda do të vazhdoj me Kosovën. “Sot në Vjenë, një kafe dhe një…

Sport
Ditëve të fundit është përfolur shumë në lidhje me largimin e Franco Fodas nga kombëtarja e Kosovës.
Kjo pasi klubi nga Arabia Saudite, Al Wahda është interesuar për të, shkruan lajmi.net
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi në mënyrë indirekte ka treguar se Foda do të vazhdoj me Kosovën.
“Sot në Vjenë, një kafe dhe një bisedë e frytshme për të ardhmen e Kombëtares me përzgjedhësin Franco Foda!”, shkroi i pari i FFK-së në postimin e tij./lajmi.net/