Fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës, Edi Rama: Syri i keq plasi se Baca zbriti

Sot është realizuar fluturimi i parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Me këtë rast aty ka qenë edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli. Pacolli zbriti në pistën e aeroportit të Vlorës, ku është pritur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama. Rama pas kësaj deklaroi se syri keq plasi, se “Baca zbriti”. “Syri i keq plasi se…

Lajme

08/05/2025 13:16

Sot është realizuar fluturimi i parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Me këtë rast aty ka qenë edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Pacolli zbriti në pistën e aeroportit të Vlorës, ku është pritur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Rama pas kësaj deklaroi se syri keq plasi, se “Baca zbriti”.

“Syri i keq plasi se Baca zbriti, po shkon njëherë në Vlorë që ta shohë Vlora dallëndyshen e parë që lajmëron një pranverë në të gjitha sezonet e aeroportit”, tha ai.

Sot është bërë fluturimi i parë në kuadër të këtij aeroporti e që ishte si “provë” për të parë funksionimin e tij./Lajmi.net/