Flutura Kusari kundër gjuhës kërcënuese të Sami Kurteshit: Nuk duhet toleruar, gazetarët nuk janë vrasës me pagesë

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas deklaratave të ashpra të anëtarit të KQZ-së, Sami Kurteshi, i cili e quajti Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) “aleancë të grupeve kriminale”. Në reagimin e saj, Kusari thekson se AGK nuk është një grup kriminal, por një organizatë profesionale, e fuqishme dhe me reputacion të jashtëzakonshëm…

Lajme

03/12/2025 23:38

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas deklaratave të ashpra të anëtarit të KQZ-së, Sami Kurteshi, i cili e quajti Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) “aleancë të grupeve kriminale”.

Në reagimin e saj, Kusari thekson se AGK nuk është një grup kriminal, por një organizatë profesionale, e fuqishme dhe me reputacion të jashtëzakonshëm ndërkombëtar në mbrojtjen e gazetarëve.

Ajo shton se gazetarët nuk janë “vrasës me pagesë”, por profesionistë që kanë për obligim të mbajnë pushtetin përgjegjës.

“Kjo gjuhë e rrezikshme dhe kërcënuese nuk i dëmton gazetarët e as mediat, por cenon besueshmërinë e institucioneve dhe shtetit. Ehat Miftaraj dhe IKD-ja nuk e dëmtojnë vendin, por i shërbejnë atij”, tha Kusari.

Ajo gjithashtu kritikon Vetëvendosjen, duke thënë se partia ka ndërtuar një kulturë të denigrimit dhe nxitjes së urrejtjes ndaj aktivistëve, gazetarëve dhe mediave.

Kusari u bën thirrje qytetarëve dhe ndjekësve të mediave që të mos bien pre e strategjive për të portretizuar median dhe aktivistët si armiq të shtetit.