Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në pikat kufitare. Pika më e ngarkuar kufitare është ajo e Muçibabës, ku kolona në dalje ka arritur në 1 kilometër. Pritjet për të dalë nga ky pikëkalim janë 50 deri në 60 minuta. Dy pika të tjera me fluks më të madh veturash…
Lajme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në pikat kufitare.
Pika më e ngarkuar kufitare është ajo e Muçibabës, ku kolona në dalje ka arritur në 1 kilometër.
Pritjet për të dalë nga ky pikëkalim janë 50 deri në 60 minuta.
Dy pika të tjera me fluks më të madh veturash në dalje janë Dheu i Bardhë (500 metra) dhe Merdari (300 metra).
Pikat e tjera janë fare pak të ngarkuara në dalje, teksa nuk ka fare kolona në hyrje-dalje të segmentit të veçantë për kamionë.
