Flori: Ka vetëm një emër i cili meritonte të ishte i nominuar dhe fitues nga mediet

Flori Mumajesi ka habitur të gjithë me postimin e fundit.

ShowBiz

05/01/2019 07:59

Flori Mumajesi përmes një statusi në llogarinë e tij në Instagram, është shprehur falënderues ndaj fansave, shkruan lajmi.net.

Këtë gjë, kantautori e bëri pasi u votua si personazh i vitit të një prej medieve shqiptare, por ai mendon se ky çmim i takon dikujt tjetër.

Bëhet fjalë për hoxhën Elvis Naçi, i cili u ka dalë në ndihmë shumë familjeve skamnore.

“Personalisht per mua ka vetem nje emer i cili meritonte te ishte i nominuar dhe fitues nga te gjithe portalet dhe mediat Elvis Naçi, ka shkruar ai. /Lajmi.net/