Flini më pak se 7 orë? Ja çfarë po i bëni trupit dhe trurit tuaj

Privimi ndaj gjumit ka pasoja serioze për trurin dhe trupin tuaj.

Lifestyle

19/03/2019 13:21

Shumë njerëz mendojnë se mund të mbijetojnë edhe me më pak se shtatë deri në nëntë orë gjumë, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, Matthew Walker, një shkencëtar që është edhe ekspert i profilizuar në fushën e gjumit, më parë thoshte për ‘Business Insider’, “Sa më i shkurtër gjumi, aq më e shkurtër jeta”.

Cilësia e dobët e gjumit është e lidhur ngushtë me problemet kronike të lëkurës, sipas hulumtimit nga Universiteti i Wisconsin.

Hulumtimet e tjera thonë se mungesa e gjumit mund të çojë në sëmundjen e njohur mendore si Alzheimeri.

Ekzistojnë dëshmi të tjera se privimi ndaj gjumit ka një efekt negativ në zemër. Kur studiuesit mbanin njerëzit zgjuar për 88 orë, tensioni i gjakut u rrit.

Kështu, herën tjetër nëse mendoni se mund të mbijetoni me më pak se 7 orë gjumë, mos e bëni të njëjtin gabim! /Lajmi.net/