Flick me lëvdata për Ivan Perisic

Hansi Flick nuk ka kursyer lëvdata për Ivan Perisic.

Sport

11/06/2020 17:36

Perisic, lojtari që te Bayern Munich po luan si i huazuar nga skuadra e Inter, ka fituar disa komente pozitive nga trajneri Hansi Flick.

Trajneri është shprehur se skuadra i njeh kualitetet e kroatit, duke lënë të kuptohet se blerja e lojtarit do të konsiderohet seriozisht.

“Ne i njohim kualitetet e Ivan. Ai e tregoi këtë edhe në këtë ndeshje, sikur ka bërë në raste të ndryshme”, ka thënë Flick, transmeton lajmi.net

“Për fat të keq, në pjesën e dytë të sezonit, ai pati disa probleme fizike që e afektuan gjendjen e tij”, shtoi trajneri.

Perisic ka shënuar gjashtë gola dhe ka shtuar tetë asistime në 28 paraqitje këtë sezon me Bayern.

Bavarezët kanë opsionin për të blerë kartonin e anësorit kroat për 20 milionë euro. /Lajmi.net/