Flet vëllai i Egla Cenos, tregon a është e martuar ajo

Një nga banorët më të përfolur të Big Brother VIP Albania” është Egla Ceno e cila edhe po konsiderohet ‘fenomeni’ i këtij formati. Para disa ditësh ajo ka deklaruar së është e dashuruar dhe ka një burrë, shkruan lajmi.net. Më pas është aluduar së ajo është e martuar me një italian. Por si qëndron e…

ShowBiz

17/04/2024 19:41

Një nga banorët më të përfolur të Big Brother VIP Albania” është Egla Ceno e cila edhe po konsiderohet ‘fenomeni’ i këtij formati.

Para disa ditësh ajo ka deklaruar së është e dashuruar dhe ka një burrë, shkruan lajmi.net.

Më pas është aluduar së ajo është e martuar me një italian.

Por si qëndron e gjithë e vërteta ka treguar vëllai i saj.

Ai ka thënë që ajo nuk është e martuar, por për t’i fituar letrat në Itali ka bërë një martesë fiktive.

“Nuk është e martuar, për të fituar letrat në Itali ka qenë në martesë fiktive nuk ja kam shumë i sigurt po nuk është e martuar një mik i ngushtë është afruar ta ndihmojë unë e di që motrën e ka të pamartuar nuk e di si figuron në gjendje civile po e di që nuk është e martuar”, ka thënë vëllai i Eglës, për ‘Shqipëria Live’.

Moderatorët e kanë pyetur për personin që pretendohet të jetë e martuar Egla.

“Françesko është një mik i ngushtë, në fillimet e saj kur ajo ka emigruar në Itali dhe dhe që është munduar të hyjë në botën e teatrit aty ka qenë një o dekan ose dikush shumë i afërt i brendshëm i teatrit që për ta pasur pjesë të teatrit është munduar shumë dhe kanë arrit ta gjejnë këtë rrugë dhe kanë qenë fillimet e saj”, ka shtuar më tej ai./Lajmi.net/

YouTube player