Flet trajneri i Inter Turkut: Përgëzime Dritës, luajtën shumë më mirë se ne

Trajneri i Inter Turkut ka folur pas ndeshjes që skuadra e tij e pati kundër Dritës të cilën e humbi me rezultat 3-0.

Sport

12/07/2022 22:20

Ai ndër të tjera tha se gjilanasit ishin më të mirë dhe skuadra e tij duhet të përmirësohet.

“Përgëzime Dritës, luajtën shumë mirë në të dy pjesëve.  Për ne është zhgënjyese, por duhet të ecim tutje. Objektivi është që ta dërgojmë skuadrën të luajmë sërish në vitin tjetër”, tha ai.

Falë kësaj humbjeje Inter Turku eliminohet nga gara e Conference League. /Lajmi.net/