Flet pronari i gjelit nga Kosova që bëri xhiron e botës: Disa sekrete të shpendit të veçantë
Pamja e tyre rrëmbeu vëmendjen e botës. Nga një pasion lokal, pulat gjigante nga Kosova u shndërruan në një sensacion në mediat serioze botërore. Por në fakt, këto shpezë nuk e kanë prejardhjen nga vendi ynë.

Fun
Pulat kanë qenë në Kosovë, në Deçan. Janë me origjinë nga SHBA dhe Kina. Pesha e tyre mund të shkojë deri në 8 kg tek meshkujt dhe 5-6 kg tek femrat.
“Pulën e parë që e kam marrë i kam pas gold dhe silver. Tani janë shtuar goxha mirë. Pulat japin afërsisht 150 vezë gjatë vitit”, – ka thënë për “Ora 7”, pronari i fermës së pulave që bëri namin në botë.
Edhe pse bien në sy për bukurinë dhe qëndrimin, përkujdesi i tyre është i njëjtë me atë ndaj pulave të tjera./Joq

