Flet Kinsey Wolanski, tregon pse hyri në fushë në finalen e Ligës së Kampionëve
Kinsey Wolanski ka treguar se përse vendosi të futet në fushë gjysmë e zhveshur.

ShowBiz
Modelja amerikane, Kinsey Wolanski, hyri në fushë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe sot emri i saj është ndër më të komentuarit, shkruan lajmi.net.
Komentet ishin të ndryshme, lidhur me faktin se përse vendosi ajo të futej në fushë papritmas mirëpo sipas mediave të huaja ajo ka folur dhe e ka treguar arsyen.
“Unë nuk mund të imagjinoja gjithçka që do të më ndodhte. Ndihem mirë dhe jam shumë mirënjohëse.
E bëra atë vetëm për të provuar diçka të re dhe për të dalë nga zona e rehatisë. Dua atë ndjenjë adrenalinën duke rrjedhur nëpër venat. Nuk mund të mendoj kurrë se do të merrja shumë mesazhe mbështetjeje dhe e gjitha kjo është e pabesueshme”, shpjegoi ajo, raporton Mirror.
Kinseyt iu shtuan një numër i madh i ndjekësve pas kësaj, mirëpo më pas i ndodhi e papritura dhe llogarina në Instagram iu hakua./Lajmi.net/
