Flet gruaja që kapi skandalin në koncertin e “Coldplay”: Nëse nuk do ta postoja unë, do ta bënte dikush tjetër
Grace Springer, vajza që kapi momentin e shumëpërfolur të “Kiss Cam” gjatë një koncerti të “Coldplay” në Boston dhe e publikoi videon në rrjete sociale, ka folur për herë të parë në një intervistë për televizionin britanik “This Morning”. Në pamjet që u bënë virale, shihet Chris Martin duke kthyer kamerën drejt publikut për të…

ShowBiz
Grace Springer, vajza që kapi momentin e shumëpërfolur të “Kiss Cam” gjatë një koncerti të “Coldplay” në Boston dhe e publikoi videon në rrjete sociale, ka folur për herë të parë në një intervistë për televizionin britanik “This Morning”.
Në pamjet që u bënë virale, shihet Chris Martin duke kthyer kamerën drejt publikut për të shfaqur fansat në ekranin e madh të arenës.
Por ndër ta, u kap një moment intim mes CEO-së së kompanisë teknologjike “Astronomer”, Andy Byron, dhe shefes së burimeve njerëzore Kristin Cabot, të cilët përpiqen të fshihen pasi kuptojnë se janë në kamera.
Byron, i martuar, dha dorëheqjen pak ditë më vonë, mes reagimeve të shumta publike dhe një deklarate nga kompania ku thuhej: “Liderët tanë duhet të jenë shembull në sjellje dhe përgjegjësi, një standard që nuk u përmbush”.
“E mbajta telefonin lart sepse doja të regjistroja momentin, ndoshta edhe të shihja veten në ekranin e madh”, tha ajo. “Në atë moment nuk mendova shumë, por më vonë, teksa e analizuam videon me shoqërinë, kuptuam se dukej shumë e dyshimtë”.
E pyetur nëse ndihej fajtore për këtë, ajo tha: “Më vjen shumë keq për bashkëshorten e Andyt dhe familjen e tij. Por ishin mbi 50 mijë njerëz në koncert, nuk isha e vetmja që e xhirova. Nëse nuk do ta postoja unë, do ta bënte dikush tjetër”.
Pavarësisht miliona shikimeve në TikTok, Grace pohoi se nuk ka përfituar asgjë financiarisht nga videoja: “Nuk është monetizuar. Nuk kam fituar asnjë qindarkë”.
Ky rast ka hapur diskutime të gjera në rrjet rreth privatësisë, etikës së publikimit të përmbajtjes dhe përgjegjësisë së liderëve në pozita të larta.