Flet gjyqtari që i dha dy penallti Barcës ndaj PSG-s: Nuk kam gjykuar në mënyrën më të mirë

Ndërsa fitorja e mrekullueshme e Barcelonës 6-1 ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampioneve është një ndeshje që shumë nuk e kanë harruar, gjyqtari i asaj nate, Deniz Aytekin, duket se e ka zhdukur atë nga kujtesa e tij.

Sport

22/07/2019 10:00

I pyetur se cili ka qenë gabimi ma i madh si gjyqtar në karrierën e tij, Aytekin nuk e përmendi natën e famshme në Barcelonë, ku katalanasit përmbysën një humbje prej 4-0 në ndeshjen e parë, ai është shprehur tejet ngurtë.

“Më kujtohet kur i kam mohuar një penallti Marco Reusit kur ai luante për Borussia Monchengladbach”, tha Aytekin, përcjell lajmi.net.

“Ata e humbën atë ndeshje dhe gabimi qëndroi me mua për një kohë të gjatë. Kishte shumë kritika në medie dhe tifozët më fajësuan për një kohë të gjatë”.

“Unë ende nuk kam gjykuar një lojë të përsosur”, rrëfeu ai, duke pranuar se gaboi në ndeshjen e famshme në Camp Nou në vitin 2017.

Gjermani, si rezultat i ndeshjes famëkeqe 6-1 në Barcelonë, në të cilën ai i dha dy penallti kontestuese, e pa veten të sanksionuar nga UEFA dhe nuk gjykoi asnjë ndeshje gjatë edicionit 2016/17. /Lajmi.net/