Flet familjari i gruas që u vra dje: Po presim rezultatin e obduksionit, raporti i tyre ishte punëdhënës- punëmarrës

42 vjeçarja Nexhmije Haradini është vrarë dje në Stanovc të Vushtrrisë. E njëjta siç raportohet ishte duke shkuar në shtëpi pasi përfundoi orarin e punës kur është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari që thuhet se ishte pronari i një furre në të cilën gruaja kishte punuar më herët. Familja e viktimës tashmë kanë…

Lajme

25/03/2025 11:52

42 vjeçarja Nexhmije Haradini është vrarë dje në Stanovc të Vushtrrisë.

E njëjta siç raportohet ishte duke shkuar në shtëpi pasi përfundoi orarin e punës kur është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari që thuhet se ishte pronari i një furre në të cilën gruaja kishte punuar më herët.

Familja e viktimës tashmë kanë hapur dyert për ngushëllime, derisa njëri nga familjarët e saj, Rrahim Ajeti ka folur para mediave.

Ai tha se gjendja e familjarëve të së ndjerës është e rëndë dhe se po presin raportin e obduksionit për të vazhduar më pas  me procedurat e varrimit.

“Ne si familje jemi duke pritur raportin e autopsisë dhe pastaj për të vazhduar me procedurat e varrimit nuk kemi çka me shtu. Ajo çka kam thënë dje ajo vazhdon. Faleminderit për angazhimin dhe zbardhjen që e keni thënë të vërtetë. Gjendja është emocionuese, nuk janë mirë por Zoti ka dashtë dhe duhet të përballojmë ketë. Besoj se jemi duke pritur na kanë thënë që ka hora 13:00 përfundon por jemi duke pritur ata e kryejnë punën e vetë në duhet të presim”, tha ai.

I pyetur se çfarë raporti kanë pasur viktima me dorasin i cili më pas qëlloi për vdekje edhe veten, familjari tha se ishin thjesht punëtor-punëmarrës.

“Raport  punëdhënës-punëmarrës ka qenë. Raporte të mira s’kanë pas ndonjë problem po çka ka ndodhë”.

Ai gjithashtu është pyetur nëse kanë ndonjë kontakt me familjen e dorasit , port ha se nuk kanë biseduar fare.

“ Ja s’kemi kurrfarë kontakti, s’kemi fol”, deklaroi ai.

Viktima e fundit nga vrasja e grave në Kosovë është Nexhmije Haradini e cila u vra dje tek nënkalimi i Stanovcit të Vushtrrisë nga një person i dyshimtë 58 vjeçar, i cili më pas vrau edhe veten. Ajo u bë gruaja e 59-të që u vranë në vendin tonë nga viti 2010./Lajmi.net/