“Fle shumë pak dhe nuk vesh pizhama”, Melania Trump zbulon sekretet e presidentit Donald Trump në dhomën e gjumit
Melania Trump ka ndarë disa detaje interesante mbi rutinën e mbrëmjes së bashkëshortit të saj, Donald Trump, gjatë kohës kur ai ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë. Presidenti amerikan është mburrur disa herë se gjatë mandatit të tij flinte vetëm katër deri në pesë orë në natë, një ritëm që, sipas shumë liderëve botërorë,…
ShowBiz
Melania Trump ka ndarë disa detaje interesante mbi rutinën e mbrëmjes së bashkëshortit të saj, Donald Trump, gjatë kohës kur ai ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti amerikan është mburrur disa herë se gjatë mandatit të tij flinte vetëm katër deri në pesë orë në natë, një ritëm që, sipas shumë liderëve botërorë, konsiderohet i zakonshëm për njerëzit në pozita të tilla të larta, shkruan Unilad.
Edhe pse sot nuk dihet me saktësi sa orë gjumë bën Trump, Melania vitin e kaluar, gjatë një interviste në emisionin The Five në Fox News, ka treguar sesi dukej rutina e tij para gjumit.
“Ai nuk fle shumë”, ka thënë ajo, duke shtuar me të qeshur: “Por, sigurisht – fle!” Moderatori Greg Gutfeld e pyeti nëse Trump vesh pizhamë, ndërsa Melania u përgjigj shkurt: “Jo”.
Kur ai nguli këmbë të dinte çfarë mban veshur, zonja e parë u shmang me humor, duke bërë një gjest sikur po mbyllte gojën për të mos zbuluar më shumë.
Për zakonet e tij të çrregullta të gjumit ka folur edhe gazetarja e CNN-it, Kaitlan Collins, e cila e ka përshkruar si një nga pjesët më të lodhshme të udhëtimeve me presidentin.
Në një intervistë të fundit për podcastin Trading Secrets, Collins tregoi pse udhëtimet me Air Force One me Trump ishin kaq të vështira.
“Një burim më kishte thënë njëherë: ‘Kurrë mos dëshiro të jesh në Air Force One gjatë një udhëtimi me Trump’. Dhe unë e pyeta: ‘Pse?’ – sepse mendon se do ishte privilegj të jesh pranë qendrës së pushtetit,” tregoi korrespondentja e Shtëpisë së Bardhë.
Problemi, sipas saj, ishte pikërisht fakti që Trump nuk flinte pothuajse fare gjatë udhëtimeve.
“Ai nuk fle në avionë, edhe kur udhëtonim drejt Azisë apo vendeve të largëta. Për ne, ajo ishte e vetmja kohë kur mund të flinim pak para takimeve të gjata, por ai gjithmonë ishte zgjuar dhe donte të fliste,” tha Collins.
Ajo shtoi se Trump shpesh i zgjonte anëtarët e stafit në mes të natës për të diskutuar.
“Nëse ndonjëri flinte, ai urdhëronte që ta zgjonin, sepse donte të bisedonte me ta,” tregoi gazetarja.
Në një raport që Collins e kishte përgatitur më herët me kolegun Kevin Liptak, shkruhej se: “Trump i thërriste anëtarët e stafit në zyrën e tij në avion në orët e vona të natës, kur pjesa tjetër e ekuipazhit flinte. Ai ishte i paduruar të diskutonte për takimet e ardhshme ose për të hartuar përgjigje ndaj diçkaje që kishte parë në media”.
Kështu, duket se ndërsa shumica e stafit përpiqej të pushonte gjatë fluturimeve të gjata, Donald Trump ishte gjithmonë zgjuar — dhe gjithmonë në kërkim të dikujt për të biseduar.