Flasin fqinjët, policja që kreu vrasjen në Gjilan ishte e suspenduar

Gjilani është tronditur nga një vrasje e shumëfishtë ditën e sotme.

Lajme

18/02/2020 16:06

Një zyrtare e policisë dyshohet se ka vrarë prindërit dy vëllezërit dhe më pas edhe vetën.

Lajmi.net është duke qëndruar në Gjilan për të kuptuar më shumë rreth kësaj ngjarje.

Fqinjët për lajmi.net kanë thënë se pas suspendimit të të dyshuarës Valdete Bllaca nga policia, ajo aty ishte kthyer si staf civil.

Në ndërkohë ata për lajmi.net kanë bërë të ditur se familja në fjalë ishin në kushte jo të mira ekonomike.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, ka deklaruar se policja në fjalë nuk ka qenë e suspenduar nga puna.

Ndërsa, kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Arben Kadiru, ka thënë para gazetarëve se dyshimet e para janë që është përdorur arma zyrtare. /Lajmi.net/

LEXO EDHE:

Prokuroria jep detaje, policja kreu krimin me armën zyrtare

 

Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja e shumëfishtë në Gjilan