Flamuri ‘AUTOCHTHONOUS’ edhe në shkollat e Greqisë (FOTO)

Flamuri i Shqipërisë së Madhe, ‘AUTOCHTHONOUS’ që nxiti reagime të shumta pasi që u valëvit në zemrën e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri, ka mbërritur edhe në Greqi.

Bota

02/02/2016 23:59

Një grup studentësh shqiptarë në Greqi kanë realizuar një projekt shkollor duke e prezantuar flamurin me figurën e Ismail Qemalit e Isa Boletinit, transmeton lajmi.net.

Në një fotografi të publikuar në rrjete sociale mund të shihen ata duke e formuar shqiponjën me duart e tyre, përderisa projektori e shfaq në prapavijë flamurin ‘AUTOCHTHONOUS’. /lajmi.net