Flamujt në gjysmë shtizë: Shpallen 2 ditë zie për shkrimtarin e madh Ismail Kadare

Në datën 2 dhe 3 korrik, flamujt do të ulen në gjysmë shtizë. Do të jenë 2 ditë zie, për ndarjen nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë, me firmë të kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit, do të jetë gjithashtu pjesë e…

Lajme

01/07/2024 20:39

Në datën 2 dhe 3 korrik, flamujt do të ulen në gjysmë shtizë. Do të jenë 2 ditë zie, për ndarjen nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë, me firmë të kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit, do të jetë gjithashtu pjesë e Komisionit të Posaçëm Shtetëror që do të ngrihet për organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore që do të mbahen në nder të tij.

Homazhet do të mbahen në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, të mërkurën në datën 3 korrik, në dy fasha orari, nga ora 09:00-11:00 dhe 11:30-12:30.

Ndërsa në orën 13:00 do të ndërpritet çdo aktivitet dhe do të mbahet 1 minutë heshtje, teksa RTSH do të transmetojë muzikë funebre.

Shpenzimet e varrimit, të homazheve dhe ceremonialit do të përballohen nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.