​Flakë afër Kuvendit në Shqipëri – Brenda po diskutohet buxheti 2027, jashtë digjen koshat

Me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për largimin e kryeministrit në Shqipëri, protestuesit kanë lënë pas godinën e Ministrisë së Arsimit dhe janë drejtuar drejt Kuvendit ku pritet të vijojë protesta, teksa deputetët diskutojnë buxhetin e vitit 2027. Siç raporton Ora news, jashtë Kuvendit, te rinjtë i vunë flakën koshave të plehrave. Marshimi vjen si…

Lajme

18/11/2026 18:23

Me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për largimin e kryeministrit në Shqipëri, protestuesit kanë lënë pas godinën e Ministrisë së Arsimit dhe janë drejtuar drejt Kuvendit ku pritet të vijojë protesta, teksa deputetët diskutojnë buxhetin e vitit 2027.

Siç raporton Ora news, jashtë Kuvendit, te rinjtë i vunë flakën koshave të plehrave.

Marshimi vjen si pjesë e kundërshtimit të tyre ndaj qeverisjes së Edi Ramës, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë të artikulojnë pakënaqësitë përmes parullave dhe thirrjeve kundër mazhorancës.