Fjolla tregon se ka qenë në depresion të thellë: Jam ende në kontrollet e mjekut
Në intervistën e re me Meriton Mjekiqin, Fjolla Morina, i ndau të gjitha për jetë dhe karrierën e gjatë muzikore. Artistja ka folur edhe për një fazë jo të mirë të jetës, kur edhe ka qenë në depresion. Theksoi që e ka kaluar, por që e ka vuajtur shumë atë pjesë, pasi ishte e rëndë…
ShowBiz
Në intervistën e re me Meriton Mjekiqin, Fjolla Morina, i ndau të gjitha për jetë dhe karrierën e gjatë muzikore.
Artistja ka folur edhe për një fazë jo të mirë të jetës, kur edhe ka qenë në depresion.
Theksoi që e ka kaluar, por që e ka vuajtur shumë atë pjesë, pasi ishte e rëndë për të.
Kjo ndodhi për shkak të jetës private, familjes, karrierës – si një grumbullim për gjithë këto.
“Ishte një depresion shumë i thellë, ende jam në kontrollet e mjekut vazhdojnë më përcjellin për gjendjen time, por e kam kaluar shumë keq, shumë rëndë”, u shpreh ajo.
“Pak edhe jeta private, lodhja, ato mblidhen krejt, familja, këndej me mbajt rrethin si artiste, gjitha bashkë u bënen dhe ajo shpërthen si një thas kur të mbushet edhe nëse ta vë në gjoks, a mund ta mbash, nuk mundesh edhe ajo shpërtheu te depresioni te ajo dhe unë e kalova atë pjesë”, tutje tha.
Sidoqoftë, tani është kthyer në realitet dhe e fokusuar më shumë në jetën personale.
@meritonmjekiqi_Fjolla Morina për herë të parë rrëfen per depresionin..? LINK IN BIO