Fjolla Morinën s’e ndal asgjë, ‘arratiset’ në Dubai bashkë me partnerin

Fjolla Morina ka ndarë foto nga pushimet në Dubai.

ShowBiz

12/03/2021 22:16

Fjolla Morina muajt e fundit ka qenë emër shumë i përfolur lidhur me problemet që kishte me drejtësinë në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja pavarësisht të gjithave nuk i ndaluar udhëtimet luksoze bashkë me partnerin e saj, Fisnik Syla.

Ajo ka publikuar fotografi, në të cilat shfaqet bashkë me partnerin e saj në Dubai dhe dukej shumë e lumtur.

Fjolla kishte veshur një fustan të shkurtër të zi me disa detaje me ngjyrë të verdhë, të kombinuar me veshjen e Fisnikut.

“Dashuria”, ka shkruar ajo sipër fotografive ku shfaqet në përqafim të Fisnikut, duke i dhuruar puthje atij.

Nuk dihet nëse Fjolla ka udhëtuar tani në Dubai, apo ishte me partnerin tash e saj ditë kur ai udhëtoi drejt atij destinacioni. /Lajmi.net/