Fjalimi i Zelenskyt: Evropa duhet ta mbrojë veten, dërgimi i ushtarëve për të mbrojtur Grenlandën s’bën ndryshim
Presidenti ukrasinas, Volodymyr Zelensky është duke mbajtur një fjalim në Forumin Ekonomik në Davos. Zelensky deklaroi se “askush nuk dëshiron të jetojë kështu, duke përsëritur të njëjtën gjë për një javë, muaj vite. Dhe kështu jetojmë tani”. Zelensky thotë se komuniteti global e ka kthyer vëmendjen e tij në Grenlandë, duke shtuar se është e…
Bota
Presidenti ukrasinas, Volodymyr Zelensky është duke mbajtur një fjalim në Forumin Ekonomik në Davos.
Zelensky deklaroi se “askush nuk dëshiron të jetojë kështu, duke përsëritur të njëjtën gjë për një javë, muaj vite. Dhe kështu jetojmë tani”.
Zelensky thotë se komuniteti global e ka kthyer vëmendjen e tij në Grenlandë, duke shtuar se është e qartë se shumica e udhëheqësve janë ende të pasigurt se cfarë të bëjnë.
Ai thotë se duket sikur të gjithë “presin që Amerika të ftohet në këtë temë, duke pritur që ajo të kalojë”.
Duke lidhur shembullin e kapjes së presidentit venezuelian, Nicolas Maduro nga SHBA, ai kthehet në ngërçin mbi Ukrainën, duke thënë se ndërsa Maduro është në Nju-Jork në pritje të gjyqit, Putin jo.
Zelensky vazhdon të falënderojë Evropën për ngrirjen e asteve ruse, por thotë se “kur erdhi koha” për të përdorur asetet për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës, vendimi u bllokua.
Ai thotë se nuk ka pasur “asnjë përparim të vërtetë” në krijimin e një gjykate për agresionin rus kundër Ukrainës, pavarësisht “shumë takimeve”. Ai pyet nëse është çështje “kohe apo vullneti politik”.
Ai falënderon udhëheqësit për punën në garancitë e sigurisë dhe më vonë falënderon kryeministrin Keir Starmer dhe presidentin francez Emmanuel Macron për angazhimet e tyre në forca.
“Të gjithë janë shumë pozitivë, por. Gjithmonë, por,” thotë ai. “Por mbështetja e Presidentit Trump është e nevojshme”.
Gjithashtu Zelensky për një armëpushim të mundshëm thotë se ende nuk ka arritur marrëveshje me SHBA-të për një tërheqje që është e nevojshme.
“Pse Trump duhet të ndalojë cisternat nga flota hije dhe të sekuestrojë naftën, kur Evropa nuk e bën”,pyeti ai.
Gjatë gjithë kohës, shton ai, nafta që transportohet përgjatë brigjeve evropiane po përdoret për të financuar luftën kundër Ukrainës.
“Nëse Putini nuk ka para, nuk ka luftë për Evropën”, shton Zelensky.
Udhëheqësi ukrainas më pas sugjeron se Evropa ka nevojë për forcat e saj të armatosura, në vend që të mbështetet në NATO pasi “askush nuk e ka parë aleancën në veprim”.
Zelensky thotë se NATO ekziston “falë besimit” se SHBA do të ndërhyjë. “Po sikur të mos ndodhë?” pyet ai.
Duke folur për mbrojtjen e Evropës, Zelensky thotë se disa vende kanë filluar të veprojnë duke investuar më shumë në siguri.
“Evropa duhet të mbrojë veten”, thotë ai, përpara se të shtojë se shumë qarqe nuk i përmbushën premtimet e tyre të mbrojtjes prej 2.5% derisa Trump i bëri presion, trasnmeton lajmi.net.
“Çfarë mesazhi i dërgon kjo Putinit, Kinës”, pyet ai. Më pas ai vazhdon duke thënë se dërgimi i 40 ushtarëve për të mbrojtur Grenlandën nuk do të bëjë ndryshim.
Ai thotë se Ukraina ka mjetet për të mbrojtur Grenlandën.
“Ne dimë të luftojmë atje,” thotë ai. “Ne do ta zgjidhnim problemin nëse do të ishim në NATO, por nuk jemi.”
Duke u kthyer të çështja e Iranit, Zelensky akuzon udhëheqësit global se nuk duan të japin mbështetje për iranianët dhe .
“Kur refuzoni të ndihmoni njerëzit që luftojnë për liri, pasojat kthehen – dhe ato janë gjithmonë negative,” thotë ai.
Ai përdor Bjellorusinë si shembull, duke shtuar se Rusia kishte qenë në gjendje të vendoste raketa atje për shkak të qeverisjes së atij vendi.
“Raketat nuk janë vetëm për dekorim,” thotë ai.
Ai thotë se Evropa tani është në të njëjtën situatë kur bëhet fjalë për Grenlandën, duke besuar se dikush tjetër do të bëjë diçka për të zgjidhur çështjen./Lajmi.net/