Fjalimi i Kryeministrit Thaçi u sponsorizua nga partia

Kryeministri Hashim Thaçi është denoncuar para PZAP-it, për promovimin e partisë në kohën kur po paraqitej në cilësinë e kryetarit të qeverisë në ikje. 

Lajme

10/05/2014 09:48

Fjalimi më shumë se 8-minutash i kryeministrit Hashim Thaçi është transmetuar në televizionet më kryesore të Kosovës, pikërisht ditën kur është dekretuar data 8 qershor për organizim të zgjedhjeve të parakohshme nacionale, shkruan sot Koha Ditore.

Së paku në disa televizione transmetimi është lejuar me pagesë. E, kompensimi monetar për kohën e transmetimit është sponsorizuar nga PDK-ja.

Kryeministri Hashim Thaçi është denoncuar të premten në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) për promovimin që i ka bërë nga zyrat e Qeverisë projektit më kapital me të cilin synon mandatin e tretë, “Misioni i ri”. (Koha Ditore)