Fjalët e Gilberto Silvas gjatë prezantimit të trofeut të Kupës së Botës – falënderon Kosovën për mikpritjen

Gjatë ditës së sotme, në Prishtinë, zbarkoi trofeu i Kupës së Botës, e së bashku me të edhe Gilberto Silva.

Sport

20/05/2022 16:00

Në rastin e kësaj ngjarjeje ishte braziliani ai që foli disa fjalë para medieve, ku ndër të tjera e falënderoi Kosovën për mikpritjen.

“Është një kënaqësi të jem këtu përballë jush që ta sjell trofeun, sepse është një moment unik për të gjithë ne, edhe për mua pasi më ka rënë që ta fitoi këtë trofe. Si fëmijë nuk mund ta ëndërroja, anipse vite më vonë kjo më ndodhi. Është mirë që të sjellim trofeun këtu që t’i frymëzojmë gjeneratat e reja”, tha ai.

Fjalën e mori edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili e falënderoi Silvan për pjesëmarrjen në këtë event. /Lajmi.net/