Fjala antislame në Gjermani shpallet më e keqja e vitit 2014

Fjala "Lügenpresse" (shtypi i rremë), e cila është përdorur për javë të tëra nga lëvizja "Evropianët Patriotikë Kundër Islamizimit të Perëndimit" (PEGIDA) në Gjermani është zgjedhur si fjala më e keqe e vitit të kaluar.

Bota

13/01/2015 21:35

Fjala “Lügenpresse” u përcaktua si fjala më e keqe e vitit të kaluar nga Shoqata e Gjuhës Gjermane. Ajo është përdorur edhe nga lideri nazist Adolf Hitler me qëllimin për njollosjen dhe shpifjen ndaj shtypit të lirë dhe të pavarur.

Kryetarja e jurisë, Nina Janisch theksoi se kjo fjalë është zgjedhur me e keqja e vitit sepse “me fjalën shtypi i rremë në përgjithësi njollosen mediat. Kjo akuzë rrezikon lirinë e shtypit e cila ka një rëndësi për demokracinë”.