Fitoret nuk mjaftojnë

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino është përgjigjur pas kritikave ndaj stilit të lojës së skuadrës së tij, pavarësisht bilancit pozitiv deri më tani gjatë këtij sezoni. Gjiganti katalan udhëheq pas 12 xhirosh në La Ligë me vetëm një barazim, si dhe ka siguruar kualifikimin për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve. Martino ka pranuar…

Sport

09/11/2013 13:30

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino është përgjigjur pas kritikave ndaj stilit të lojës së skuadrës së tij, pavarësisht bilancit pozitiv deri më tani gjatë këtij sezoni.

Gjiganti katalan udhëheq pas 12 xhirosh në La Ligë me vetëm një barazim, si dhe ka siguruar kualifikimin për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Martino ka pranuar se vetëm fitoret nuk mjaftojnë për t’i kënaqur përkrahësit në Nou Camp.

“Duhet të vazhdojmë të punojnë në përpjekje për të nxjerrë maksimumin nga ekipi. E dimë se për të fituar një ndeshje duhet të luajmë mirë. Barcelona ka futbollistë që mund të fitojnë një ndeshje edhe kur nuk paraqiten në nivelin më të mirë të mundshëm. Këtu vetëm fitoret nuk mjaftojnë”, u shpreh Martino në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Real Betisit të dielën.