Me fitore spektakolare Liverpooli rrëmben vendin e parë në Premierligë (VIDEO)

Liverpooli me fitore spektakolare ndaj Watfordit në ‘Anfield Road’, ka rrëmbyer vendin e parë në Premierligë.

Sport

06/11/2016 17:07

Skuadra e Jurgen Klopp u tregua e jashtëzakonshëm përballë Watfordit, skuadër të cilën e mposhti me rezultat të thellë 6:1 në kuadër të xhiros së 11-të të Premierligës.

Gjithçka nisi mirë për Liverpoolin, duke siguruar fitoren që në pjesën e parë, me tre golat e shënuar nga Mane, Coutinho dhe Can.

Në pjesën e dytë, Liverpooli shënoi edhe tre herë, nëpërmjet Firminos dhe Mane, për këtë të fundit ky ishte goli i dytë në këtë ndeshje, dhe në fund të saj, rezultatin përfundimtar e vulosi Wijnaldum, duke shënaur për 6:1 në minutën e 91′.

Pas kësaj fitore, Liverpooli renditet në vendin e parë në Premierligë me 26 pikë, një më shumë se Chelsea dhe dy më shumë se City dhe Arsenal.


Sadio Mané Goal HD – Liverpool 5-0 Watford – 06… by FootballLiveGoals


Roberto Firmino Goal HD Liverpool 4 – 0… by funnyvideos02


///// by hqfootball2016

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.