Fitore për Bayernin dhe Dortmundin

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund kanë arritur të shënojnë fitore në ndeshjen e zhvilluar kundër Stuttgartit respektivisht Freiburgut.

Sport

13/09/2014 18:22

Bayerni arriti të shënojë fitore me rezultat solid prej 2-0 ndaj Stuttgartit, ndërsa Dortmundi ishte bindës në ndeshjen kundër Freiburgut duke shënuar fitore me rezultat 3-1.

Golin e parë për bavarezët në këtë takim e shënoi Mario Gotze në minutën e 27’, ndërsa goli i dytë u shënua në minutën e 85′ nga Franck Ribery.

Në anën tjetër, golat për skuadrën e Dortmundit u shënuan nga Adrian Ramos 34’, Shinji Kagawa 41’ dhe Aubameyang në minutën e 78’, ndërsa goli i vetëm për Freiburugn u shënua nga Sorg në minutën e 91′.

Me këtë fitore Bayerni gjindet në vendin e tretë me 7 pikë, një më shumë se Borussia Dortmund që është në vendin e katërt me gjashtë pikë.

Video

Bayern Munich 2-0 Stuttgart

Borussia Dortmund 3-1 Freiburg