Fitore e madhe e Shqipërisë
Shqipëria jonë e madhe ka shënuar një fitore të madhe, në ndeshjen kundër Portugalisë, sa i përket Grupit I të kualifikimeve për Euro 2016.
Sport
Ndeshja filloi në mënyrë katastrofale për kombëtaren e Shqipërisë, e cila në dhjetë minutata e para ishte duke përjetuar një presion të madh nga Portugalia.
Gjatë këtyre minutave, portugezët kishin disa raste të mira për shënim, mirëpo nuk arritën ta tundin rrjetën e Etrit Berishës.
Në vazhdim ndeshja u qetësua paksa, edhe pse Portugalia vazhdoi ta dominonte takimin.
Kombëtarja jonë ishte e pafuqishme të bënte diçka që vlen të përmendet në këtë pjesë, përpos se arriti ta përfundoj atë pa pranuar gol.
Pjesa e dytë ishte krejtësisht më ndryshe se ajo e para. Në minutën e 52’ Odise Roshi bën një kalim fantastik nga krahu i djathtë, duke harkuar te Bekim Balaj i cili me një gjysmë-volej, me të djathtën e tij arrin ta shtangë portierin e Portugalisë, për të kaluar skuadrën e Shqipërisë në epërsi.
Pas këtij goli, lojtarët e kombëtares sonë morrën më shumë vetbesim, pasi luajtën me një siguri të madhe sidomos në mesfushë dhe në mbrojtje.
Portugalia pati disa raste të mira për shënim deri në fundin e takimit, por nuk arriti të tundte rrjetën e Etrit Berishës.
Në këtëmënyrë, Shqipëria shënon një fitore të madhe duke marrë tre pikë nga takimi i parë në Grupin I, sa i përket kualifikimeve për Euro 2016.
Video