Fitore e madhe e Chelseas
Chelsea shënoi fitore të madhe në udhëtim te Everton. Blues morën pikë të plota nga Goodison Park ku triumfuan në duelin dramatik, me rezultat 6:3.
Sport
Ndeshja më interesante deri më tani gjatë këtij sezoni në Premierligë u fitua nga Chelsea. Blues mposhtën Evertonin në udhëtim me rezultat 6:3, në një ballafaqim të jashtëzakonshëm në Goodison Park.
Diego Costa kaloi mysafirët në epërsi herët në minutën e parë, kurse vetëm dy minuta më vonë Branislav Ivanovic e dyfishoi avantazhin. Kevin Mirallas shënoi për Evertonin në përfundim të pjesës së parë duke e rikthyer ekipin e tij në lojë.
Por, autogoli nga Seamus Coleman në minutën e 67-të bëri që Chelsea sërish të shkëputet në rezultat. Steven Naismith realizoi për 2:3 në minutën e 69-të, para se Nemanja Matic të kundërpërgjigjet për Chelsean.
Samuel Eto’o shënoi golin e tij të parë për Evertonin në minutën e 76-të, por në aksionin pasues Chelsea shënoi me Ramiresin. Rezultatin përfundimtar e vulosi Costa nw minutat e fundit. Chelsea ka bilanc perfekt pas tri ndeshjesh.