Fitoni energjitë e duhura për të luftuar lodhjen duke ngrënë këto ushqime

Ardhja e dimrit dhe ndryshimi i stinëve shpesh herë në bën të ngihemi të lodhur, pa energji dhe pse hamë në mënyrë të rregullt e ndonjëherë më shumë se sa kemi nevojë.

Lifestyle

12/02/2019 23:48

Problemi qëndron që duhet të dimë kush janë ushqimet që duhet të konsumojmë, ato që na japin energji për të “luftuar” këtë ndërrim të stinëve.

Frutat

Është mënyra më e lehtë dhe më e shijshme për të siguruar vitaminat dhe kripërat që ju nevojiten për trupin.Një lëng i butë agrumesh,, një sallatë me lëng limoni, janë një zakon i shëndetshëm që ju nuk duhet të hiqni dorë.

Frutat e thata dhe farat duke u konsumuar në sasi të vogla, për të mos tejkaluar marrjen e kalorive, një pjesë e vogël e bajameve ose arrave na mbushin vërtet me energji.

Çokollatë e zezë

Kjo është më klasikja e mjeteve kundër rënies së energjisë. Kakao përmban theobromine, një substancë të ngjashme me kafeinë: rrit rezistencën ndaj lodhjes dhe është e pasur me antioksidantë të dobishëm për të luftuar stresin qelizor.

Karbohidratet komplekse janë një burim i shkëlqyeshëm energjie dhe një humor i mirë për t’u përballur me ditën në punë. Vetëm konsumoni ato në sasi të vogla, për të kontrolluar marrjen e kalorive, dhe duke i kombinuar me erëza.

Ujë

Edhe nëse jo të gjithë e dinë, fakti që nuk pini mjaftueshëm rrit ndjenjën e lodhjes: përkundrazi, lodhja e përgjithshme është një nga simptomat e para të dehidrimit. Mbetet i vlefshëm sugjerimi klasik i mbajtjes së një shisheje uji me vete.