Fisnik Asllani në radarët e gjigantëve evropianë – “Bild” raporton për interesim nga Bayern Munich, Chelsea dhe Tottenham

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, po vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane falë formës së tij këtë sezon. Sipas raportimit të Bild, dy skuadra nga Premier League, Chelsea dhe Tottenham Hotspur, janë të interesuara për 23-vjeçarin dhe e shohin si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv gjatë afatit kalimtar veror, transmeton…

Sport

19/03/2026 19:44

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, po vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane falë formës së tij këtë sezon.

Sipas raportimit të Bild, dy skuadra nga Premier League, Chelsea dhe Tottenham Hotspur, janë të interesuara për 23-vjeçarin dhe e shohin si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv gjatë afatit kalimtar veror, transmeton lajmi.net.

Interesimi nuk mungon as nga Gjermania, pasi Bayern Munich është gjithashtu në garë për shërbimet e tij, duke shtuar konkurrencën për transferimin e mundshëm.

Asllani, i cili aktivizohet te TSG Hoffenheim, ka pasur një sezon të mirë në Bundesliga, duke realizuar 8 gola dhe duke dhënë 5 asistime në 25 ndeshje.

Performancat e tij të mira kanë bërë që më herët të lidhet edhe me një kalim të mundshëm te FC Barcelona, duke konfirmuar rritjen e tij në skenën ndërkombëtare./lajmi.net/