Fiqa feston ditëlindjen e 60-të

“Fiqa” e parë është prodhuar në Kragujevc në datën e sotme të vitit 1955, kurse deri në vitin 1985 nga fabrika e atëhershme e Jugosllavisë kishin dalë plotë 923.487 njësi të kësaj veture.

Auto & Tek

19/10/2015 23:55

Veturën “Fiqa” e kishte zbuluar dhe projektuar inxhinieri i atëhershëm italian i Fiat-it, Dante Jakoza. Asokohe, modelet “Fiat 600” dhe “Fiat 750”, ishin prodhuar për të zëvendësuar “Topolinon” e atëhershme “Fiat 500”, transmeton lajmi.net.

Por gjatë viteve të 60 dhe 70-ta , Fiqa ishte përdorur nga policia e atëhershme jugosllave për të ndjekur hajnat, kurse në fillim të viteve të 80 u bë vetura më e popullarizuar në Jugosllavi. (lajmi.net)