Fiorentina e mposht Interin me golin e ish-futbollistit të Milanit

Fiorentina ka shkaktuar befasi këtë xhiro në Serie A duke shënuar fitore kundër Interit, në takimin e vlefshëm për javën e 28-të kampionale. Skuadra nga Firence ka triumfuar 0:1 kundër Interit në stadiumin “Giuseppe Meazza”, shkruan lajmi.net. Mesfushori Bonaventura realizoi golin e vetëm dhe të fitores për Fiorentinën në minutën e 53-të. Pas një harkimi…

Sport

01/04/2023 18:58

Fiorentina ka shkaktuar befasi këtë xhiro në Serie A duke shënuar fitore kundër Interit, në takimin e vlefshëm për javën e 28-të kampionale.

Skuadra nga Firence ka triumfuar 0:1 kundër Interit në stadiumin “Giuseppe Meazza”, shkruan lajmi.net.

Mesfushori Bonaventura realizoi golin e vetëm dhe të fitores për Fiorentinën në minutën e 53-të.

Pas një harkimi nga këndi, Bonaventura u gjend mirë në zonën e “zikaltërve” dhe me lehtësi i ndëshkoi.

Interi kishte mundësi të mira në të dyja fraksionet e kësaj sfide.

Vlen të përmendet mundësia e artë e shpërdoruar nga sulmuesi Lukaku në minutën e 49-të.

Belgu dështoi të realizonte në portën e zbrazur nga pak metra, pas pasimit të Bastonit.

Për Interin nga minuta e 78-të u paraqit edhe mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani.

Me këtë humbje, Interi është i treti me 50 pikë. Fiorentina ngritet në pozitën e tetë me 40 pikë./Lajmi.net/